
Rama jep lajmin: Autoriteti i Aviacionit Civil të Shqipërisë është njohur nga NATO
July 24, 2025
AA
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore.
Kreu i qeverisë shprehet se Autoriteti i Aviacionit Civil ka përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut.
“MIRËMËNGJES ???? dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë????”, shkruan Rama.