AA
Ramadani u zotua se çdo shkollë në Saraj do të përfitojë nga investime të thella infrastrukturore brenda mandatit të ardhshëm.
“Çdo objekt arsimor do të plotsoj infrastrukturen moderne – nga çatitë me panele fotovoltaike dhe laboratorët bashkëkohorë, deri te tabelat digjitale në çdo klasë,” theksoi ai. Po ashtu, parashikohet përmirësimi i efikasitetit energjetik, instalimi i sistemeve të reja të ngrohjes dhe ftohjes, si dhe modernizimi i ambienteve mësimore për të krijuar kushte optimale për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Në aspektin e cilësisë së arsimit, Ramadani paralajmëroi trajnime të avancuara për mësimdhënësit, me theks të veçantë në përdorimin e mjeteve digjitale moderne në procesin mësimor.
“Synimi ynë është që mësuesit të jenë të përgatitur për sfidat e kohës dhe të ofrojnë dije bashkëkohore për nxënësit tanë,” shtoi ai.
Një segment i veçantë do t’i kushtohet sigurisë së fëmijëve në mjedisin online dhe luftës kundër bulizmit. Mësimdhënësit do të trajnohen për të njohur dhe menaxhuar rreziqet e internetit, duke mbrojtur nxënësit nga situata të rrezikshme që në të kaluarën kanë pasur pasoja të rënda.
“Arsimi nuk është vetëm dije – është investim në të ardhmen e sigurt dhe të ndritur të fëmijëve tanë. Ky është zotimi ynë,” përfundoi Ramadani.
Ky premtim shënon një nga pikat më të forta të platformës së tij për zhvillimin e komunës së Sarajit në periudhën 2025–2029.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar sukses për partinë e tij fitoren në 7 komuna në nivel
Sipas të dhënave të fundit nga Regjistri i Licencave të Odës së Mjekëve, Maqedonia ka 509 mjekë më pak këtë
Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka shënuar fitore të rëndësishme në zgjedhjet lokale të zhvilluara këtë të diel. Kryetari i VV-së, Albin