Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Raporti i Helsinkit: Projekti “Bota Serbe” – instrument i Rusisë për rikthimin e ndikimit në Kosovë dhe rajon
Maqedoni

Raporti i Helsinkit: Projekti “Bota Serbe” – instrument i Rusisë për rikthimin e ndikimit në Kosovë dhe rajon

October 21, 2025

AA

Raporti i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut zbardh përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë dhe Rusisë në projekte destabilizuese në Ballkan përmes projektit “Bota Serbe”, me theks të veçantë në Kosovë.

Kisha Ortodokse Serbe, grupet paramilitare dhe liderët politikë përdoren si instrumente për avancimin e kësaj agjende.

Në raport flitet edhe për gjendjen e rëndë në Serbi dhe represionin e regjimit të Vuçiqit karshi qytetarëve të tij.

Projekti “Bota Serbe” është identifikuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut si një nga instrumentet kyçe përmes të cilit Rusia, në bashkëpunim me elitën politike serbe, po tenton të rikthejë ndikimin në Ballkan, me fokus të veçantë në Kosovë.

Sipas raportit, pas disfatave në luftërat e viteve ’90 dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Beogradi, me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Moska, i është kthyer ideologjisë së “projektit shtetëror”, tashmë të njohur si “bota serbe”.

Kjo qasje përfaqëson një formë të re të revizionizmit historik dhe përfshin përdorimin e mjeteve të buta si kontrolli i mediave, arsimit, institucioneve kulturore, por edhe lidhjet shpirtërore me komunitetet serbe në rajon.

Raporti kritikon Perëndimin për tolerancën ndaj këtyre zhvillimeve, duke theksuar se përpjekjet për ta afruar Serbinë me strukturat euroatlantike janë bërë shpesh duke injoruar rolin e saj destabilizues në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo politikë ka forcuar regjimin autoritar të Aleksandar Vuçiqit dhe ka shtuar ndërhyrjet e Beogradit në punët e brendshme të shteteve të tjera.

Raporti i Helsinkit vë në dukje se Kisha Ortodokse Serbe (KOS) është bërë një nga aktorët më të rëndësishëm në përpjekjet për rritjen e ndikimit serbo-rus në rajon, sidomos në Kosovë.

Një shembull i kësaj përfshirjeje është takimi i patriarkut serb Porfirije me presidentin rus Vladimir Putin më 22 prill 2025 në Moskë.

Gjatë këtij takimi, Porfirije deklaroi se qëndrimi i Kishës për Kosovën, Malin e Zi dhe Republikën Serbe varet nga pozicioni gjeopolitik i Rusisë, duke shtuar se dëshira e Kishës është të jetë “afër botës ruse” nëse ndodh një riorganizim global.

Kjo deklaratë, në të cilën përmendet drejtpërdrejt Kosova si pjesë e “botës serbe” dhe falënderimi ndaj Putinit për mbështetjen ndaj “popullit tonë dhe Kishës sonë” në Kosovë, ka ngjallur reagime të ashpra në Mal të Zi, por jo nga qeveria, e cila ka lidhje të ngushta me Kishën Serbe.

Për më tepër, Parlamenti Evropian në mars 2022 kishte shprehur shqetësim për përpjekjet e Kishës Serbe në rajon për të promovuar Rusinë si mbrojtëse e “vlerave tradicionale familjare” dhe për të forcuar lidhjet e shtetit me Kishën.

Sipas eurodeputetëve, kjo është pjesë e një strategjie më të gjerë të Kremlinit për të ndezur konfliktet dhe përçarjet etnike në Ballkan.

Në këtë kontekst, Kosova paraqitet si një nga frontet më të rrezikuara.

Përmes përkrahjes për strukturat paralele në veri, përfshirjes së Kishës në politikë dhe përdorimit të figurave si Milan Radoiçiq, Beogradi dhe Moska synojnë minimin e sovranitetit dhe stabilitetit të Kosovës.

Raporti ndalet veçanërisht në incidentin e armatosur në Banjskë më shtator 2023, ku terroristi Milan Radoiçiq dhe një grup paramilitar serb ndërmorën një sulm terrorist në veri të Kosovës.

Pavarësisht provave të shumta për përfshirjen e dhjetëra personave dhe strukturave shtetërore serbe, hetimet në Serbi janë zvarritur, ndërsa Radoiçiq mbetet i vetmi i dyshuar.

E përveç Kosovës, raporti ka përmbledhur edhe ngjarje të tjera që kanë krijuar destabilizim edhe brenda Serbisë, përfshirë këtu edhe protestat e shumta kundër regjimit të Vuçiqit dhe presionet e arrestimet që u bënë nëpër këto protesta.

“Regjimi serb vazhdon të përdorë grupe paramilitare dhe huliganë të lidhur me partinë në pushtet (SNS) për të shtypur protestat në vend. Të veshur me veshje të zeza, maska dhe të armatosur me shufra metalike, ata godasin protestuesit pa ndërhyrjen e policisë, madje në disa raste në bashkëpunim me të”.

Një nga rastet më tronditëse është ai i një studenteje në Novi Sad, e cila u sulmua brutalisht dhe pësoi frakturë të nofullës.

Sulmuesit ishin aktivistë të SNS dhe më pas u shpallën “heronj” përmes një dekreti presidencial

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje

November 26, 2026
Kosovë

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset

November 26, 2026
Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€ dhe heqjen

November 26, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5260
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15659
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.