Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Rasti ‘Panda’, prindërit e të vrarëve: Vuçiq të tregojë çdo gjë që di, ose të pezullohet zyrtarisht hetimi
Kosovë

Rasti ‘Panda’, prindërit e të vrarëve: Vuçiq të tregojë çdo gjë që di, ose të pezullohet zyrtarisht hetimi

January 11, 2024

AA

Prindërit e djemve të vrarë serbë në kafenenë “Panda” të Pejës kanë kërkuar sërish sot nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të tregojë se kush i vrau fëmijët në Pejë apo në të kundërtën, siç thanë ata, prokuroria ta mbyllë rastin si të pazbardhur.

Lubomir Ristiq, babai i Svetisllavit të vrarë, tha për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” se sot bëhet një vit që kur Vuçiqi tha në një konferencë për shtyp se do të priste prindërit e viktimave për një bisedë dhe se ai e përsëriti atë premtim më 28 shkurt, kur ai raportohet se e shtyu vizitën në Azerbajxhan.

“Nëse nuk e ka përmbushur tashmë dy herë premtimin publik se do të na pranojë, në emër të të gjitha familjeve, po i kërkoj Vuçiqit si burrë, politikan, burrë shteti dhe jurist që të shkojë në Prokurorinë për Krimin e Organizuar dhe të japë të gjitha njohuritë e tij, informacionet dhe çdo gjë tjetër që ai ka në lidhje me ‘Panda’-n për prokurorin (Mladen) Nenadiq. Ne kërkojmë që ‘rasti Panda’ të ndiqet penalisht dhe të zbulohet e vërteta ose të pezullohet zyrtarisht hetimi. Prindërit nuk mund të vuajnë më nga poshtërimi nga institucionet shtetërore”, theksoi Ristiq.

Ai tha se institucionet shtetërore dhe zyrtarët e lartë shtetërorë kanë 25 vite që luajnë me dhimbjen e familjeve.

“Askush nuk i kërkoi Vuçiqit të merrej me tragjedinë në ‘Panda’. Pse ai tha publikisht në 2013 se ai e dinte se çfarë ndodhi në atë natë fatale dhe pse ai nuk ia dorëzoi atë informacion prokurorisë, asnjë person i arsyeshëm nuk mund ta kuptojë. Pas deklaratës së tij, ne i shkruam atij më shumë se dhjetë herë, por ai nuk na dha as një përgjigje protokollare. Nuk është e qartë për ne pse ai nuk e përmbushi premtimin e tij për të na pranuar në bisedë”, tha Ristiq.

Lubica Trifoviq, nëna e Draganit të vrarë, tha për “Beta” se Vuçiqi e dinte se kush i vrau fëmijët në Pejë.

“Vuçiqi nuk guxon të tregojë të vërtetën sepse ai e di se djemtë tanë u vranë nga shteti. Ai ka frikë nga shërbimet sekrete dhe nuk do të na pranojë kurrë për një bisedë, edhe pse ai ka premtuar se do ta bëjë këtë disa herë”, tha Trifoviq.

Nga viti 2013 deri në vitin 2018, Alleksandar Vuçiq ka pohuar në disa raste se krimi në “Panda” nuk është kryer nga shqiptarët dhe se ai “di pothuajse gjithçka” për atë që ka ndodhur natën fatale në kafene, por se nuk ka asnjë provë.

Më shumë se 25 vite më parë, më 14 dhjetor 1998, rreth orës 20:00, dy sulmues të maskuar hapën zjarr me automatikë ndaj mysafirëve të kafenesë “Panda”, mes të cilëve kishte kryesisht nxënës të shkollave të mesme nga Peja.

U vranë Ivan Obradoviq (15), Vukota Gvozdenoviq (16), Dragan Trifoviq (18), Svetisllav Ristiq (18), Zoran Stanojeviq (18) dhe Ivan Radeviq (24).

Të plagosur rëndë mbetën Vlladimir Lonçareviq (18) dhe Mirsad Shaboviq (34), ndërsa Nikolla Rajoviq (18) është plagosur lehtë.

Prindërit thonë se prokuroria gjithashtu duhet të zbulojë pse Sigurimi i Shtetit arrestoi dhe dyshoi për një grup shqiptar vetëm disa ditë pas krimit, i cili, siç u vërtetua më vonë, nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen në “Panda”.

“Ajo që bëri atëherë Sigurimi i Shtetit kishte për qëllim mashtrimin e publikut dhe devijimin e hetimeve në anën e kundërt dhe të gabuar”, pati thënë më herët Ristiq.

Pak ditë para krimit në kafenenë “Panda”, në ditarin e lajmeve, RTS lexoi dy net me radhë një “njoftim” të UÇK-së për planin e tyre për të kryer sulme të armatosura në vendet ku mblidhen të rinjtë serbë në Kosovë.

I pyetur nga “Beta” se kush e ka dorëzuar atë tekst në RTS dhe pse është lexuar dy net me radhë, kryeredaktori i atëhershëm Millorad Komrakov ka thënë se nga atëherë ka kaluar shumë kohë dhe se do të duhet t’i kontrollojë ato detaje.

“Jam i sigurt se, nëse kjo është e vërtetë, askush nuk më urdhëroi të lexoja atë informacion në lajme dy net me radhë. Unë kurrë nuk do të transmetoja një lajm të tillë për dy ditë radhazi”, tha ai.

I pyetur nëse Drejtori i Përgjithshëm i atëhershëm Dragolub Millanoviq mund të kishte urdhëruar transmetimin e këtij informacioni, Komrakov tha se ai nuk mund të fliste në emër të Millanoviqit.

Hetimet për krimin në “Panda” kanë nisur në nëntor të vitit 2015 në Prokurorinë për krim të organizuar në Beograd. Deri më tani janë dëgjuar rreth 40 dëshmitarë, por nuk është ngritur asnjë akuzë.

Ndërkohë, autoritetet e Kosovës kanë vendosur një pllakë përkujtimore përballë kafenesë “Panda”, në të cilën shkruhet se me urdhër të Sigurimit të Shtetit serb janë pushkatuar gjashtë të rinj serbë.

“Autoritetet e Kosovës duan t’i tregojnë publikut botëror se vuajtjet e shqiptarëve kanë filluar pas krimit në ‘Panda’. Fatkeqësisht, asnjë nga politikanët tanë nuk reagoi për shndërrimin e ‘Panda’-s në një dhomë përkujtimore për vuajtjet e shqiptarëve. Edhe shqiptarët po e keqpërdorin tragjedinë tonë, sepse derisa të vërtetohet diçka nuk mund t’i atribuohet askujt, pavarësisht nga deklaratat e të tjerëve”, theksoi Ristiqi.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse

November 14, 2026
Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e

November 14, 2026
Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima

November 14, 2026
Maqedoni

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar

November 14, 2026
Kosovë

Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe

November 14, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5169
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15490
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet pasi u raportua për arrestimin e një personi pasi lopa e

Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë hollësi lidhur me rastin e pronarit të lopës që hyri në oborrin e Degës

Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina,

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku si pasojë kanë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.