Tani më zyrtare, Xhadon Sanço vesh fanellën e Dortmundit
Borusia Dortmund ka njoftuar edhe zyrtarisht rikthimin e Xhadon Sanços nga Man. Junajtedi. Klubi gjerman dhe ai anglez kishte ditë që kishin arritur një marrëveshje në parim për sulmuesin anësor anglez. Megjithatë, vetëm sot (e enjte) ka ardhur njoftimi zyrtar mbi huazimin e anglezit në klubin nga Bundesliga. Është vet faqja zyrtare e Dortmundit, e cila ka njoftuar kthimin e Sanços me anë të disa postimeve.
“Borusia Dortmund ka nënshkruar me lojtarin ofensiv Xhadon Sanço në formë huazimi deri në fund të sezonit” thuhet në njoftimin e skuadrës gjermane.
Anglezi, aktualisht te Man. Junajtedi, nënshkroi të enjten kontratë huazimi deri më 30 qershor 2024. Reprezentuesi anglez luajti gjithsej 137 ndeshje konkurruese (50 gola/64 asistime) për Borusia Dortmund midis viteve 2017 dhe 2021. Në vitin 2021, fitoi Kupën DFB me Dortmundin, pas një fitore 4-1 kundër RB Lajpcigut.