Reagon Noizy: Nuk jam në arrati, jam viktimë e kallëzimit të rremë
AA
Reperi Rigels Rajku i njohur me nofkën Noizy ka reaguar sërish lidhur me incidentin në diskotekën e Pejës, ku u raportua se ai bashkë me shokë rrahën brutalisht Tiktokerin, Medi Iseni dhe një të afërm të tij.
Reagimi i tij vjen pasi Policia e Kosovës po kërkon për arrestimin e tij.
Ai ka deklaruar se kallëzimi penal ndaj tij është i rrejshëm, dhe që s’ka gisht në këtë rast.
Noizy është shprehur se nuk është arratisur, por që po ndjek rrugët ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj tij.
Reperi ka konfirmuar se ka angazhuar avokat për rastin dhe se do të sqarohet e tërë situata
“Bashkë më studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje”, shkroi ai në Facebook.
Një javë pa ndalimit, Komuna ua lejon punimet
Gazeta Online Veriu.info raportoi ekskluzivisht gjatë ditëve të kaluara se si Inspektorati i komunës së Mitrovicës ua ndaloi punimet disa
Procedurat ligjore pas vdekjes së Jovica Ilievskit: Bërvenica
Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski dje ndërroi jetë. Pas kësaj ngjarjeje tragjike, ligji në Maqedoninë e Veriut specifikon
Bëhen bashkë ish-presidentët amerikanë, katër miq të Kosovës
Barack Obama para pak minutave ka bërë publike një foto në rrjetin e tij social në Facebook. Në këtë foto