AA
Reshjet e shiut janë të mirëseardhura në këtë periudhë, plotësojnë lagështinë në tokë dhe furnizojnë kulturat bujqësore me sasinë e nevojshme të ujit, thonë agrometeorologët.
Këto kushte klimatike, theksojnë, janë të favorshme për mbjelljen e kulturave të vjeshtës që po zhvillohet.
“Është shumë e rëndësishme të ruhen kushtet optimale për mbjellje: zgjedhja e llojit, cilësia e farës, kushtet klimatike, cilësia e dheut, lagështia dhe ushqimi. Vetëm në këtë mënyrë mbjellja mund të jetë e suksesshme. Koha e mbjelljes ka rëndësi të madhe, pasi mund të ndikojë ndjeshëm në rezistencën ndaj temperaturave të ulëta, sepse direkt ndikon në kohën e daljes së farës, dimërimin e bimëve dhe ndaj prodhimit. Kushtet e dheut janë gjithashtu shumë të rëndësishme, dheu duhet të jetë mirë i përgatitur, me praninë e një sasie të mjaftueshme të lëndëve ushqyese të lehta për t’u përdorur, me cilësi fizike të mirë dhe lagështi të moderuar”, shpjegojnë agrometeorologët nga DPHM-ja.
Ata kujtojnë se është në proces mbjellja e disa kulturave hortikulturore, si dhe mbledhja e pjesës së mbetur të kulturave perimore.
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale
Sëmundja e lijës së deleve po shkakton dëme të mëdha materiale dhe po rrezikon ekzistencën e dhjetëra fermerëve në vend.
Pas gjashtë muajsh në arrest shtëpie, ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nesër do të ulet në bankën e të