
Rexhbeçaj largohet nga Augsburgu, klube evropiane kërkojnë mesfushorin shqiptarë
Pas paraqitjeve të mira të tij ndaj Islandës, ku shënoi edhe gol në Prishtinë, Elvis Rexhbeçaj mund të largohet nga Augsburgu, në fund të këtij sezoni.
Për Rexhbeçajn, kanë shprehur interesim skuadrat e mëdha evropiane si Seltiku, Beshiktashi, Parma, si dhe disa klube nga Anglia.
Rexhbeçaj, këtë sezon me Augsburgun ka bërë 24 paraqitje dhe ka arritur të shënoj 2 gola dhe 1 asistim. /IndeksOnline/