Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja në cilin vend renditet
Rënia e temperaturave ka rikthyer ndotjen e ajrit në Prishtinë. Sipas të dhënave të fundit të platformës “IQAir”, Kosova renditet në vendin e 29-të në botë për nga ndotja e ajrit.
Në Prishtinë, niveli i grimcave të dëmshme PM ka arritur në 79 njësi, vlerë që konsiderohet e dëmshme për shëndetin.
Ndërkohë, në listën e qyteteve me ajrin më të ndotur prin Lahori i Pakistanit, ndërsa Tokio e Japonisë renditet si qyteti me ajrin më të pastër.