
Rikthimi i Mexhitit – Pas hallallëkut të 2017-shit me Komunën e Çairit
Ish-kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili kishte vendosur të tërhiqej nga politika lokale në vitin 2017 për t’i lënë vendin Visar Ganiut, rikthehet si kandidat për zgjedhjet e tetorit, shkruan Flaka
“Pas tre mandatesh dhe dymbëdhjetë vjetësh, ka ardhur koha që t’u krijohet hapësirë dhe mundësi gjeneratave të reja të strukturës sonë politike për të dhënë kontributin e tyre me dije, aftësi dhe përgjegjësi,” tha Mexhiti, duke rikujtuar vendimin e tij për të lënë kandidaturën atëbotë.
Megjithatë, Mexhiti u detyrua të rikthehet në garë pas minimit të kandidaturës së Visar Ganiut nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, me publikimet për “mafi urbane” në Çair, dhe pas shpalljes së kandidaturës së fortë të Bujar Osmanit. Ai tha se VLEN do të përgjigjet me të njëjtën altileri pas njoftimit të Osmanit.
Izet Mexhiti ka një karrierë të gjatë politike: ka shërbyer tre mandate si kryetar i Komunës së Çairit nën siglën e BDI-së, ka qenë deputet dhe së fundmi zëvendëskryeministër në qeverinë teknike të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski, përfaqësues i VLEN-it. Flaka