Risitë në “Euro 2024”, nga ndëshkimi me karton e deri te VAR sistemi e topi me çip
Roberto Rosetti, tashmë në krye të sektorit të gjykimit në UEFA, ka nisur një xhiro bashkë me bashkëpunëtorët e tij për t’u shpjeguar 24 ekipeve finalist në Europian risitë e këtij edicioni. Do të flasin për VAR, protestat, kohën shtesë dhe çipin në top për të fshirë dyshimet e fundit në lidhje me pozicionet jashtë loje.
UEFA i ka ftuar gjyqtarët që të mos kenë frikë të paralajmërojnë me kartonin e verdhë lojtarët që protestojnë ashpër, madje edhe nëse do të formohej një grup kërcënues. Gjyqtarët janë lajmëruar që të nxjerrin kartonin e verdhë ndaj atyre që protestojnë, një direktivë kjo e zbatuar më së miri në tri finalet e turneve europianë që sapo përfunduan. Ata do të ftohen për t’i dhënë të gjitha shpjegimet e nevojshme kapitenit, i vetmi që ka të drejtë të ndërlidhet me gjyqtarët.
Rosetti dhe bashkëpunëtorët e tij do të shpjegojnë se për faullet e rënda ka vetëm “karton të kuq” për të mbrojtur lojtarët me klas. Më pas shpresojmë që, nga teoria në praktikë, distanca të mos zgjerohet siç ka ndodhur shpesh. Nuk do të ketë përjashtim, por do të jepet penallti çdo mbajtje e parregullt e kundërshtarit në zonë.
UEFA kërkon përdorimin jo të ekzagjeruar të VAR, me shpresën se vendimi përfundimtar do të jetë gjithmonë ai i arbitrit. Synohet që do të përdoret aq shpesh sa të jetë e nevojshme për të rivendosur të vërtetën. Rekomandimi është që të përdoret video vetëm në rastin e provave të qarta nga imazhet.
Të gjithë topat “Fussballliebe”, do të kenë një çip brenda. Një teknologji shumë e shtrenjtë jo gjithmonë brenda mundësive të kampionateve për ta blerë. Duke kombinuar të dhënat për pozicionin e lojtarëve me inteligjencën artificiale, çipi do të ndihmojë për të rregulluar momentin e saktë në të cilin goditet topi në momentin e lëshimit të lojtarit, për të ndihmuar në pozicionet jashtë loje.
Si gjithmonë, janë 5 zëvendësime (plus një në kohën shtesë). Për sa i përket rikuperimeve, objektivi është të mos kalohet më shumë se 10 minuta në total në 90 minuta, duke shpresuar të ruhet 60 minutëshi i lojës efektive. Rregulli i ri i 8 sekondave në dispozicion të portierit për të mbajtur topin (në fuqi që nga korriku) nuk do të çohet përpara.