
Rita Ora: Nuk e di se çfarë ka në ujin e Kosovës, por jam shumë krenare për të gjithë yjet e muzikës që kanë dalë nga atje
AA
Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet e saj rreth karrierës, jetës personale dhe lidhjes së saj të pandërprerë me vendlindjen e saj, Kosovën.
Rita Ora ka bërë një rrugë të gjatë që nga fëmijëria e saj në Londër, ku ajo dhe familja e saj u larguan nga lufta në Kosovë për të kërkuar një jetë më të mirë. Ajo kujton me nostalgji momentet e fëmijërisë, sidomos ato me prindërit e saj, të cilët u përballën me sfida të mëdha për t’u përshtatur në një vend të ri.
“Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për ne. Mamaja ime, e cila është psikatre, dhe babai im, një sipërmarrës në fushën e gastronomisë, duhej të mësonin një gjuhë të re dhe të rindërtonin jetën e tyre nga fillimi”, thotë Rita. “Mamaja është shumë, shumë kosovare – me theksin e saj, me ushqimin. Unë gjithmonë jam rreth saj”.
Pavarësisht suksesit të saj të madh në botë, Rita nuk e ka harruar kurrë prejardhjen e saj. Ajo është kthyer shpesh në Kosovë për të mbështetur projekte humanitare dhe në vitin 2019, u emërua Ambasadore e UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar pas vizitës së saj për të parë punën e UNICEF-it në rajon.
“Unë nuk e di çka ka në ujë, por jam shumë krenare për të gjithë yjet e mrekullueshëm të pop-it që kanë dalë nga Kosova”, thotë ajo.
Rita Ora beson se është shumë e rëndësishme të flasësh për vendin nga ku vjen. “Që kur kam filluar, kam qenë gjithmonë një avokate e madhe për të folur rreth prejardhjes sime. Duket se shumë ka ndodhur që atëherë”.
Përtej dashurisë për muzikën, Rita ka ndarë me lexuesit edhe pasionet e saj për aktrimin dhe sipërmarrjen. Ajo ka krijuar një markë të vetën të tequilas dhe është shumë aktive në botën e modës. Megjithatë, ajo nuk harron kurrë të përmendë Kosovën në intervistat e saj dhe të përdorë platformën e saj për të ndihmuar vendlindjen.
“Mua më pëlqen të evoluoj”, thotë ajo për karrierën e saj. “Më pëlqen të sfidoj veten dhe të tregoj anë të ndryshme të personalitetit tim”.
Me një përkushtim të tillë dhe dashuri për vendlindjen, Rita Ora mbetet një shembull i shkëlqyer si për të rinjtë shqiptarë ashtu edhe për ata të tjerë në mbarë botën.
Shkrimtari që mbante në duar një engjëll!
Nga Kim Mehmeti Xhabir Ahmeti është shkrimtar që ka lënë pas vetes veprimtari të begatë nga e cila rrezaton njerzillëku
Skandal në Likovë: Sherif Rramani tentoi të mashtrojë
Një skandal i turpshëm shpërtheu brenda kampit të koalicionit VLEN, pasi Sherif Rramani, kryetar i nëndegës së Alternatives në Likovë,
Zbulohet plani për ndërtimin e Gazës, kush largohet
Një dokument strategjik 38-faqësh i titulluar “Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat të begatë” po qarkullon në