Ylli i Interit, Lautaro Martinez ka një hobi të fshehtë në mëngjes – ky trend tronditi gruan e lojtarit
Ylli i Interit, Lautaro Martinez, mund të befasojë edhe me një talent tjetër jo vetëm me lidershipin e tij të jashtëzakonshëm në fushë.
Argjentinasi ka një hobi të fshehtë që e praktikon në mëngjes, të cilin bashkëshortja e tij Agustina Gandolfo, arriti ta kapte në kamera.
Ajo publikoi një video në rrjetet sociale duke ndarë edhe përshtypjet për talentin e tij sekret.
“Dikush është shumë i lumtur që ngrihet në orën 5:30. Nuk e kuptoj pse po pikturon tani”, shkroi Agustina.
Sulmuesi i Interit në fakt, shihet me kokën ulur në tavolinë me laps në dorë. Sidoqoftë, gruaja e tij vendosi të mos e tregojë vizatimin e përfunduar të argjentinasit.
Është e vështirë ta quash këtë hobi të çuditshëm, sepse ka shumë përfitime: përmirëson imagjinatën, ndihmon me stresin, rrit aktivitetin e trurit dhe përmirëson aftësitë krijuese.