Robert Redford iu kthye aktrimit pas një pushimi gjashtë vjeçar
Aktori amerikan, Robert Redford, (88-vjeçar) i është rikthyer aktrimit pas një pauze gjashtëvjeçare duke luajtur në serialin “Dark Winds”.
Përveç paraqitjes në serial, Redford është gjithashtu një producent ekzekutiv së bashku me George RR Martin. Të dy emrat legjendarë u shfaqën në episodin premierë të sezonit të tretë.
Gjegjësisht, në atë skenë, Redford dhe Martin luajnë të burgosurit dhe atyre u bashkohet personazhi kryesor i serialit, një polic nga fisi Navajo, Joe Leaphorn, i luajtur nga Zahn McClarnon.

Robert Redford (Foto: EPA-EFE)
Sipas mediave të huaja, skena në të cilën u shfaqën Redford dhe Martin është filmuar në një set të mbyllur, gjë që ka qenë kërkesë e vetë Redfordit.
Regjisori i episodit, Chris Eyre, tha se ideja e shfaqjes së Redford dhe Martin kishte ekzistuar që në sezonin e parë, por se ai ishte nervoz për të punuar me Robertin.
“Bob ishte jashtëzakonisht i mirë dhe ata të dy ishin të mrekullueshëm atë ditë, por më kujtohet se Zahn erdhi para se të fillonim xhirimet dhe tha: Ti po bën një skenë me Robert Redford, kjo është e pabesueshme”.
Roli i fundit në film i Redfordit para kësaj serie ishte në vitin 2019 “Avengers: Endgame”, ku ai përsëriti rolin e tij nga “Captain America: The Winter Soldier” në vitin 2018, ai njoftoi tërheqjen e tij pas “The Old Man & The Gun”.
Bekim Sali në Nju Jork: Zgjerimi i BE-së
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në një mëngjes pune në Nju Jork me
Gani Geci e ulë për kafe edhe nipin
Pas përplasjeve dhe deklaratave të fundit, Gani Geci dhe Qëndrim Kryeziu, nipi i Azem Sylës, janë takuar për një kafe
Nisma e PDK-së për Specialen, ky është qëndrimi
Aleanca ka deklaruar se mbështet çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj krerëve