Rosie Huntington-Whiteley tregon fizikun e saj fantastik, në fotografitë nga ‘Academy Museum Gala’
AA
Ajo kurrë nuk gabon kur bëhet fjalë për modën.
Dhe Rosie Huntington-Whiteley tregoi fizikun e saj të mrekullueshëm në një tjetër pamje të pabesueshme, teksa ndau fotografitë e veshjeve nga ‘Academy Museum Gala’, këtë fundjavë.
Modelja, 37 vjeçe, mahniti me një fustan të artë për ngjarjen e mbushur me yje të mbajtur në Los Angeles, të shtunën në mbrëmje, shkruan DailyMail.
Për festën e mbushur me yje të vendosur në Muzeun e Akademisë së Filmit, Rosie vendosi një veshje me prerje të ulët.
Rosie dukej mishërimi i elegancës teksa tregoi fizikun e saj të hollë prej modeleje me taka të larta në platformë.
Duke ndarë fotografi nga ngjarja në rrjetet e saj sociale, ajo shkroi në mbishkrimin: “Mbrëmë festuam kinemanë për ‘Academy Museum Gala’.
E bukura u takua me yllin e filmit Jason Statham , 57 vjeç, në vitin 2009 dhe vazhdoi të fejohet në vitin 2016. Ata gjithashtu kanë dy fëmijë, Jack, gjashtë vjeç dhe Isabella dyvjeçare.
Në një intervistë në fillim të këtij muaji, Rosie zbuloi se si një herë ishte dërguar në shtëpi nga një fotosesion për shkak se ishte ‘shumë e plotë’.
Duke reflektuar në ditët e para të karrierës së saj të modelingut, ylli i lindur në Plymouth tregoi se si gjatë një periudhe të xhirimeve të pafunda, ajo dikur u përjashtua nga një fotosesion nuk ishte në madhësinë e duhur.





Zbardhet rasti me dhunën ndaj të miturës në
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se është zbardhur plotësisht rasti i sulmit fizik ndaj një vajze 12-vjeçare, i
Marta Kos: Ndryshimet kushtetuese janë hapi i domosdoshëm
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi sot se miratimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet kushti i domosdoshëm për
Prattipati sërish i bën thirrje Kosovës të përfshihet
E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, sërish i ka bërë thirrje Kosovës që të