Rrahje brutale në Fushë-Kosovë, një i ri nxjerret me dhunë nga makina
Një rrahje brutale ka ndodhur sonte në Fushë-Kosovë, ku një i ri është goditur rëndë nga dy të tjerë.
Rasti ka ndodhur sonte, në rrugën “Xhemajl Mustafa”.
Në videon e siguruar nga Indeksonline se si viktima fillimisht tërhiqet me dhunë nga vetura, e më pas goditet vazhdimisht në kokë dhe trup.
Teksa dhuna ndaj të riut nuk ndalet, banorët e lagjës janë shqetësuar nga ky rast dhe kanë filluar të bërtasin “Policia, policia”. Në të njëjtën kohë dëgjohen edhe klithmat e viktimës, nga dhimbjet e shkaktuara prej goditjeve.
Akoma nuk dihet asgjë mbi gjendjen shëndetësore të viktimës, sakaq as nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë incident.