Rudhani dhe Dellova, në ekipin ideal të raundit të dytë
Faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve “Sofascore” i ka futur dy futbollistë kosovar në ekipin ideal të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve. Bëhet fjalë për Donat Rrudhanin, i cili ishte lojtari i ndeshjes në fitoren e Kosovës ndaj Qipros, pasi i dhuroi dy asistime dhe e nxori një penallti, por edhe Lumbardh Dellovën, i cili shfaqi stabilitet në mbrojtje dhe e shënoi golin e katërt.
Ata e shohin në këtë formacion ideal përkrah yjeve të futbollit evropian si Hari Kejn i Anglisë, Bruno Frernandes i Portugalisë apo edhe Luka Modriç i Kroacisë. Në ekipin ideal në portë është Stole Dimitrievski i Maqedonisë, pas mbrojtësit Gudmonsen i Suedisë dhe Trent Arnold i Anglisë. Mesfusha drejtohet nga turku Artutogllu, portuezi Fernandes dhe kroatin Modriç. Ndërkohë në sulm janë: Kejn, Gyjukores dhe Sheshko.