
Sabri Aliti, një kuadër profesionist në krye të Agjencisë për barnat dhe pajisjet mjekësore
Sistemi shëndetësor në vend ka fituar një emër të besueshëm dhe të respektuar në një prej pozicioneve më të rëndësishme të tij. Sabri Aliti është emëruar Drejtor i Agjencisë për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore – MALMED, një detyrë me rëndësi të madhe që kërkon profesionalizëm, integritet dhe vizion të qartë.
Me përvojën e tij të dëshmuar dhe qasjen e matur në menaxhimin institucional, Aliti vjen në këtë pozitë si një kuadër i përgatitur dhe i vendosur për të kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit shëndetësor. Në deklaratën e tij të parë pas emërimit, ai theksoi:
“Ky është një nder i madh për mua, por mbi të gjitha një përgjegjësi serioze, të cilën e pranoj me përkushtim të plotë dhe vetëdije të qartë për sfidat që na presin. Do të punoj me ndershmëri, transparencë dhe profesionalizëm, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe për përparimin e sistemit shëndetësor.”, ka shkruar Aliti. /ZYRTARE.net/