Saliu: Lëvizja BESA opozita e vërtetë, partitë tjera të bëjnë marrëveshje noteriale që mos të ikin pas zgjedhjeve
Gazetari Urim Saliu përmes një statusi ka shkruar se Lëviza BESA është opozita e vërtetë shqiptare dhe partitë që koalicionojnë duhet të bëjnë marrëveshje noteriale.
“Opozita e vërtetë është Lëvizja BESA. Partitë tjera duhet të bëjnë një marrëveshje noteriale me partinë e Bilall Kasamit që mos mund të ikin dot pas zgjedhjeve.
Vota opozitare gjithnjë është nëpërkëmbur dhe shembullin më të freskët e keni ASH dhe Alternativën që nuk i kanë më bashkë 12 deputetë, a janë vota të pastërta opozitare “ – shkruan gazetari Urim Saliu. /Zyrtare.net/