AA
Së bashku me Qytetin e Shkupit, Komuna e Butelit ka nisur një nga projektet më të mëdha kapitale për transformimin urban të zonës me fillimin e ndërtimit të mega parkut përgjatë bulevardit “Hristijan Todorovski – Karposh”.
Në prani të kryetarit të Komunës së Butelit, Orce Gjorgjievski, u shënua fillimi i punimeve të hapësirës e cila do të shndërrohet në një park modern me:sipërfaqe të gjelbra,kënde për fëmijë,shtigje për ecje,zona fitnesi,shesh publik për të gjitha moshat.
Gjatë prezantimit të projektit u theksua se investimi në hapësirat e gjelbra është investim në shëndetin dhe të ardhmen e qytetit.
Paralelisht me mega parkun, Buteli pritet të hyjë në një fazë të zhvillimit intensiv infrastrukturor, ku planifikohet:
Ndërtimi i rrethrrotullimit në kryqëzimin e rrugëve “Butelska” dhe “Aleksandar Urdarevski”, si pjesë e projektit për rregullimin e 50 kryqëzimeve kryesore në Shkup.
Rikonstruksioni i plotë i rrugëve “Butelska” dhe “Radishanska” me asfalt të ri, trotuare, ndriçim publik dhe kanalizim atmosferik, që do të zgjidhë problemin e vërshimeve.
Po ashtu, në kuadër të projekteve të ardhshme përfshihen:Rikonstruksioni i Rrugës së Vjetër të Kaçanikut,Zhvillimi i Zonës Ekonomike të Vizbegut,Revitalizimi i lumit Serava, me hapësira të gjelbra dhe shtigje për këmbësorë e çiklistë.
Me këto investime, Buteli dhe Qyteti i Shkupit synojnë zhvillim më modern, urban dhe funksional për qytetarët.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe temperatura të larta. Gjatë pasdites priten
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në disa pjesë të vendit janë regjistruar
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale