Sekretari i përgjithshëm i ASH-së Blerant Ramadani uron Ali Ahmetin për mandatin e ri në krye të BDI-së
Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani, ka uruar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, për mandatin e ri në krye të partisë, si dhe kryesinë e sapozgjedhur.
Në një postim në Facebook, Ramadani shprehet se pret që ky mandat të shërbejë për forcimin e reformave dhe avancimin e demokracisë brendapartiake.
Ai thekson se partitë politike shqiptare, përmes transparencës, reformimit të vazhdueshëm dhe funksionimit demokratik, kanë rol të drejtpërdrejtë në stabilitetin e vendit, zhvillimin dhe perspektivën evropiane./Zyrtare/