Selena Gomez: Kam dashur të birësoj një fëmijë
Edhe përpara se të krijonte një romancë me producentin Benny Blanco, Selena Gomez e kishte menduar të krijonte një familje. Ylli i filmit “The Only Murders in the Building” ka zbuluar se kishte planifikuar të adoptonte një fëmijë vetë nëse nuk do të gjente partnerin e duhur deri në moshën 35-vjeçare. Nuk dihet nëse këngëtarja do ta bëjë dëshirën e saj për birësim realitet tani që në jetën e saj është 36-vjeçari.