
Selmani godet sërish: “Pasi edhe Llatasi po ua bën mbrojtjen VLEN-it, ata vërtetë janë n’hall të madh!”
Aktivistja dhe zëri kritik ndaj pushtetit, Nafie Selmani, ka dalë me një tjetër reagim të ashpër, këtë herë duke ironizuar mbrojtjen që sipas saj i është bërë grupimit VLEN nga analisti politik, Llatasi.
“Pasi edhe Llatasi po ua bën mbrojtjen VLEN-it, ata vërtetë janë n’hall të madh!”, ka shkruar Selmani, duke nënkuptuar se vetë fakti që VLEN detyrohet të mbështetet te figura të tilla është tregues i një krize serioze brenda radhëve të pushtetit shqiptar.
“Përveç në Gostivar ku duhet të tregohet BDI, dhe në ndonjë fshat apo mal, komunat tjera i merr VLEN-i. Fiks Strugën, fiks Dibrën, fiks Tetovën, fiks Çairin…”, deklaroi Llatas, duke lavdëruar politikat e koalicionit opozitar shqiptar VLEN.
Reagimi i Selmanit vjen në një moment kur debati politik mes pushtetit dhe opozitës shqiptare është ashpërsuar ndjeshëm, ndërsa çdo deklaratë publike po përdoret si armë në luftën e narrativave. Flaka