Selmani: Samiti i Diasporës në Tiranë, prezantim pozitiv për shqiptarët
Konsulli i nderit i Republikës së Shqipërisë në Manastir, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, u shpreh se Samiti i Diasporës i mbajtur në Tiranë përbën një prezantim pozitiv për shqiptarët kudo që jetojnë.
Ai vlerësoi organizimin si tejet të suksesshëm, duke theksuar se samiti mblodhi përfaqësues të diasporës nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Sipas tij, pjesëmarrje e veçantë u vu re nga mërgimtarët që prej dekadash jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vendet e Europës dhe në Australi.
“Lirisht mund të them se ka qenë një organizim briliant, shumë mirë i organizuar, me një përmbledhje të diasporës nga gjithë trevat ku jetojnë shqiptarët, edhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, siç janë shtetet e ballkanit, por me theks të veçantë mërgimtarë, të cilët me dekada, jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Europë, në Australi. Ishte një organizim shumë i mirëfilltë, i dobishëm në shumë aspekte, edhe në aspektin politik, veçanërisht në aspektin ekonomik. Dhe mund të them se me pjesmarrjen e çdo individi në atë Samit shohim një letërnjoftim të ri pak me ndryshe për shqiptarët”, deklaroi Selmani.