Selmani: VLEN duhet të fokusohet më shumë te qytetarët, më pak te vetvetja
AA
Konsulli i nderit i Shqipërisë në Manastir, Imer Selmani, gjatë paraqitjes në emisionin “Debat në SHENJA”, ka theksuar se koalicioni VLEN duhet të fokusohet më shumë te qytetarët dhe realizimi i projekteve të premtuara, sesa te organizimi i brendshëm.
“Mendoj se pak tepër u konsumu kohë sa i takon organizimit të brendshëm të koalicionit VLEN. Koalicioni VLEN është sipas premtimeve publike të dhëna, të transformohet në një parti politike, të ketë një efektivitet shumë më të madh në Qeveri. Më pak të mirret me vetveten dhe shumë me tepër të mirret me qytetarët dhe të mirret me projektet e premtuara. Ashtu që sipas të gjitha paralajmërimeve dhe premtimeve publike me sa duket në maj duhet të jetë Kongresi i bashkimit ose unifikimit dhe dëshiroj që ajo të ndodh. Ne kemi nevojë edhe për opozitë të fuqishme por kemi nevojë edhe më shumë për një pushtet të fuqishëm, një zë të fuqishëm me funksionarë me integritet me dije”, deklaroi Selmani. /SHENJA/
Komuna e Çairit përuroi sot rrugën “Avni Mula”, që është njëri prej personaliteteve më të mëdha të muzikës klasike shqiptare.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës në Spiatalin Special për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin në Leshkë të Tetovës
Një zyrtar i punësuar në Qendrën e Punësimit në Prilep dyshohet se ka kërkuar ryshfet në vlerë prej 18.000 denarësh