“Serbia do destabilizim në Kosovë”, eksperti zbulon lëvizjen e Kurtit dhe Konjufcës
Në një intervistë me Ora News, eksperti i sigurisë Arben Dashevci u shpreh se Serbia ka tentuar gjithmonë që të destabilizojë Kosovën.
Ai shtoi se shqetësimet e Kurtit dhe Konjufcës në raport me veprimet e Serbisë janë reale dhe se janë edhe si një apel te organet ndërkombëtare që të shtohet presioni ndaj Serbisë.
Dashveci: Serbia këto baza i ka gjithë ato vite rreth Kosovës dhe jemi në një luftë hibride me të, dh Serbia ka tentuar gjithmonë që të destabilizojë Kosovën, sepse janë me atë mendësinë e viteve ’90. Prandaj shqetësimet e Kurtit dhe Konjufcës i konsideroj si të vërteta sepse merren dhe analizohen.
Këto shqetësime i shoh edhe si një apel te organet ndërkombëtare që të shtohet presioni ndaj Serbisë, sepse mund të ketë tendenca për destabilizim. Serbia duhet të ndahet që të mos e ketë më rastin e Banjskës që të mos përsëritet më. Dihet qasje e Serbisë tashmë, teksa në Beograd vetëm sa ndërrohen kolltukët përballë bashkësisë ndërkombëtare.