AA
Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Maqedoninë e Veriut ka publikuar fituesit e çmimit shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025.
Ky çmim do të ndahet më 22 nëntor në ora 11:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Për arritjet në fushën e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës njerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, çmimi i jepet studiuesit, poetit e publicistit prof. dr. Sevdail Demiri dhe shkrimtarit Resul Shabani”, njoftoi Ministria.
Ky çmim i jepet njerëzve që kanë dhënë kontribut në sferën politike, kulturore dhe shoqërore në Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe, Konkursi për çmimin shtetërore “22 Nëntori” për vitin 2025 ishte i hapur nga 1 deri më 31 maj 2025.
Në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipër, 22 nëntori është festë shtetërore për nder të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqip.
Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në
Ish-zv.kryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, në një deklaratë për sdk.mk ka bërë të ditur se ka
Kompania OKTA informon se nga sot mundëson zbritje për të gjithë furnizuesit e saj për karburantin dizel, e cila do