Sezoni i pushimeve, vijojnë kolonat e gjata të automjeteve në vendkalimet kufitare
“Në pikën kufitare në Tabanoc po vijojnë kolonat e gjata të automjeteve. Udhëtarët po presin me orë për të kaluar kufirin, i cili po shkakton vonesa dhe nervozizëm tek drejtuesit”.
Në pikën kufitare Tabanoc, pritja për të kaluar kufirin duket se është kthyer në një provë durimi per udhëtarët. Kolona te gjata automjetesh, ndërsa qytetaret presin në temperatura të larta, me shpresën se lëvizja do të përshpejtohet. Për shumë prej tyre, një udhëtim që duhej te zgjaste vetëm disa orë, po shndërrohet në një pritje të gjatë dhe të lodhshme.
Fluksi i madh i udhëtarëve, veçanërisht gjate sezonit të pushimeve, ka krijuar ngarkesë të konsiderueshme në këtë pike kufitare. Drejtuesit e automjeteve edhe pse nuk pranuan të flisnin para kamerave, u shprehën se kërkojnë kontrolle më të shpejta, ndërsa pritja vazhdon. Po ashtu ata thanë se pritjet e gjata në pikën kufitare po u vështirëson udhëtimin.
Për ata që ndodhen në kolonë, mbetet vetëm të presin që qarkullimi të normalizohet dhe të bëhet kalimi i kufirit. Ndërkohë, kolona në Tabanoc ka vazhduar të jetë e gjatë, dhe e lodhshme për drejtuesit e automjeteve.
Zebushe Ramadani /SHENJA/
