Shehi kundër Berishës: Nuk jam për qeveri teknike, eksperiencat kanë treguar se janë dështim
Kreu i LZHK ndryshe nga një pjesë e opozitës është shprehur kundër një qeverie teknike.
I ftuar në “Quo Vadis” Shehi tha se kërkesa e opozitës për qeveri teknike është e palogjikshme.
Sipas tij askush nuk ta jep qeverinë teknike, por edhe nëse ndodh eksperiencat e mëparshme janë katastrofë.
Pjesë nga biseda:
Shehi: Nuk jam për qeveri teknike. Eksperiencat janë të dështuara. Të gjtiha qeveritë teknike disastër kanë qenë.
Muça: Sidomos kjo e fundit.
Shehi: Kjo e fundit nuk ishte as një qeveri. Ishte për të respektuar një marrëveshje, që nuk e dimë çfarë kishte brenda. Unë do të isha për një gjë tjetër, që ne duke bërë luftë politike të arrijmë të bëjmë atë që bën Maqedonia që pushteti i dorëzohet një qeverie 3 muaj përpara, kjo do të krijonte besim. Nëse ne sot bëjmë aksionin kryesor opozitar qeverinë teknike, nuk ta jep ai qeverinë. Kush është ai që ta jep qeverinë 5 muaj para zgjedhjeve. Asnjë s’ka për ta dhënë. E provuam deri në 2017-ën. Prandaj ju them rruga opozitare është malore. Nëse ne gjejmë një fuqi për të ndërtuar një formacion tjetër politik, që ata 200 mijë shqiptarë që nuk votojnë e mbush kjo pjesë këtu, forcat e reja. Ata mund të kenë një përqasje më të arsyeshme.
/a.r