AA
Pas eliminimit të mbrëmshëm nga Ludogorets në “play-off”-in e Ligës së Evropës, kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, do të vazhdojë garën në fazën kryesore të Ligës së Konferencës, që është gara e tretë për nga rëndësia në futbollin evropian për klube, njofton Telegrafi.
Në prag të shortit të sotëm, UEFA i ka zyrtarizuar vazot e grupeve, ku Shkëndija është vendosur në vazon e pestë, bashkë me skuadrat: Breidablik (Islandë), Samsunspor (Turqi), Sigma Olomouc (Çeki), Rakow Czestochowa (Poloni) dhe AEK Larnaka (Qipro).
Shorti do të hidhet sot në orën 13:00, ku kuqezinjtë nga Tetova do të mësojnë gjashtë kundërshtarët e fazës së grupeve. Shkëndija do të zhvillojë tre ndeshje në shtëpi dhe tre në transfertë, ndërsa rivalët do të vijnë nga secila prej vazove të tjera.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të pakta
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se “nuk ka plot Aleanca”. “Nuk ka