Shkup-Bllacë, 85% e tokave janë shpronësuar! Zekolli: Autostrada lëshohet në përdorim në verën e 2030-s
Përveç tokës së shtetit, traseja e segmentit të dytë të autostradës Shkup-Bllacë do të shtrihet nëpër 304 prona të ndryshme private. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” thonë se deri më tani kanë mbetur vetëm 45 parcela pa u shpronësuar.
Byroja për ekspertizë ligjore po merret me çështjet pronësore juridike, disa pre të cilave kanë shkuar përmes instancave gjyqësore. Sipas autoriteteve procedura e shpronësimit po zbatohet në tri kategori: tokë bujqësore e kategorisë së 3 dhe të 4 prej 960 den/m2; tokë bujqësore e kategorisë së 1 dhe të 2 prej 1,200 den/m2; dhe toka ndërtimore pa leje ndërtimi prej 3,000den/m2. Zëvendësministrja e transportit Kaltrina Zekolli thotë se procedura e shpronësimit po ecën mbarë dhe se pret që ky segment të kryhet plotësisht deri në verën e 2030-ës./TV21