Shkurte Fejza i shkruan letër Edi Ramës për protestat, ja çfarë i thotë
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka publikuar një mesazh drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përmes të cilit bën thirrje për dialog, mirëkuptim dhe një zgjidhje të drejtë për shqetësimet e studentëve.
Në mesazhin e saj, të cilin e cilëson si një lutje me zemër për Shqipërinë, Fejza shprehet jo vetëm si artiste shqiptare, por edhe si nënë që dëshiron ta shohë rininë e vendit të jetojë me shpresë, dinjitet dhe besim në të ardhmen.
Fejza i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të gjendet një rrugë mirëkuptimi dhe një zgjidhje e arsyeshme, e cila t’u japë shpresë studentëve dhe qetësi familjeve, duke shmangur thellimin e ndasive mes qytetarëve dhe institucioneve.
Duke u ndalur te roli i artit dhe i fjalës në bashkimin e njerëzve, këngëtarja shprehet se dëshira e saj është që komunikimi të shërbejë si urë bashkimi.