Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione flet për Adem Jasharin (VIDEO)
Një shtetase e Turqisë, Yagmur Ykser, ka rrëfyer për emocionet e saj kur ka vizituar Prekazin dhe kur ka kuptuar historinë e familjes Jashari.
Në Klan Kosova ajo ka thënë se më parë nuk kishte dëgjuar shumë për figurën e Adem Jasharit, por pasi ka vizituar Prekasin ka kuptuar më shumë rreth historisë së kësaj familje.
Për këtë shkak, ajo ka rrëfyer se ka shpërthyer në lot nga ajo që ka parë e dëgjuar.
“Isha duke çarë, nuk mund të mbaja emocionet…Kam dëgjuar për Adem Jasharin më parë, por nuk ka shikuar dhe hulumtuar për të, por kur erdha këtu kuptova se çfarë ka bërë aid he familja e tij për Kosovën.”, ka thënë ajo.
Ajo tashmë jeton në Kosovë dhe thotë se është dashuruar shumë në këtë vend, duke rrëfyer gjithçka për zgjedhjen e saj dhe pritjen në Kosovë. /Klankosova.tv