AA
Shqipëria ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për në “Oscars 2026”, duke dërguar si propozim filmin artistik me metrazh të gjatë “Luna Park” të regjisorit Florenc Papas.
Më 23 shtator 2025, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), u mblodh Komisioni Përzgjedhës për të vendosur se cili film do të përfaqësojë vendin në kategorinë “International Feature Film” në edicionin e 98-të të çmimeve Oscars.
Në garë ishin dy produksione: “Luna Park” i shtëpisë kinematografike On Film Production me regji nga Florenc Papas dhe “Emili” i shtëpisë kinematografike A.R. Production me regji nga Ajola Daja.
Pas shqyrtimit, komisioni votoi unanimisht në favor të “Luna Park”, duke e shpallur atë përfaqësuesin zyrtar të Shqipërisë.
Roli kryesor në film interpretohet nga aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi, ndërsa Buka Production është bashkëprodhuese e këtij projekti kinematografik.
Në një njoftim zyrtar, Qendra Kombëtare Kinematografike i ka uruar suksese regjisorin Florenc Papas dhe producentin Dritan Huqi, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare në skenën ndërkombëtare.
Një 58-vjeçar humbi jetën dhe një person tjetër u lëndua në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës
Një i ri 18 vjeçar ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka gjetur dokumente personale dhe një shumë të
Në pikën kufitare të Tabanocit, te një shtetas hungarez janë zbuluar 200.000 euro, të cilat ai ishte përpjekur t’i fuste