AA
Komisioni Evropian tha se po punon që potencialisht të vendosë tarifa ndaj importeve të naftës ruse, në dritë të presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Trump ka kërkuar që Evropa t’i ndalë importet e energjisë nga Moska para se të pajtohen për të vendosur sanksione ndaj Moskës lidhur me luftën në Ukrainë.
Bashkimi Evropian veçse ka ulur për rreth 90 për qind importet e saj të naftës nga Rusia, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, dhe ka njoftuar se planifikon që të heqë dorë krejtësisht nga importet ruse deri në vitin 2027.
Shtetet e BE-së, Hungaria dhe Sllovakia, ende importojnë naftë ruse përmes naftësjellësve dhe këto dy shtete kundërshtojnë planet që të hiqet dorë më shpejt nga energjia ruse.
Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen, gjatë një takimi me Trumpin të martën i tha udhëheqësit amerikan se Brukseli dëshiron “të vendosë tarifa ndaj furnizimeve me naftë që ende po vijnë në BE”.
Ndryshimet ligjore për shfuqizimin e modelit të qeverisë teknike, së bashku me propozim-ligjin për ndryshime në Ligjin për deputetët —
Presidenti zviceran Guy Parmelin sot, më 29 prill, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në vend. Me këtë rast, në
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të