
Shqiptarëve u merren pozitat udhëheqëse në disa sektorë kyç të shëndetësisë, zëvendësohen me kuadro maqedonas
Në disa nga sektorët më të rëndësishëm të sistemit shëndetësor në vend, si ortopedia, neurologjia dhe toksikologjia, janë regjistruar ndryshime të konsiderueshme në pozitat udhëheqëse. Burime brenda institucioneve shëndetësore bëjnë me dije se këto vende të rëndësishme, të cilat deri më tani ishin të drejtuara nga kuadro shqiptare, u janë marrë për arsye ende të paqarta dhe janë zëvendësuar me udhëheqës maqedonas.
Ky zhvillim ka ngritur shqetësime për një tendencë të mundshme të margjinalizimit të profesionistëve shqiptarë në strukturat udhëheqëse të sistemit shëndetësor publik. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet për arsyet e largimeve apo për kriteret mbi të cilat janë bërë këto emërime të reja.
Organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar kanë kërkuar transparencë dhe barazi në përfaqësimin institucional, veçanërisht në sektorët që kanë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, siç është shëndetësia.