Shtatëmbëdhjetë vite nga fatkeqësia me anije në Liqenin e Ohrit
Sot bëhen 17 vite nga tragjedia në Liqenin e Ohrit në të cilën gjatë fundosjes së anijes “Ilinden” jetën e humbën 15 turistë bullgarë.
Fatkeqësia ndodhi më 5 shtator të vitit 2009, rreth orës 10:30, kur anija “Ilinden”, me 57 udhëtarë që lundronte në relacionin Ohër – Shën Naum, u përmbyt rreth 250 metra larg bregut, afër autokampit #Eleshec”.
Viktimat ishin banorë të komunave Anton, Pirdol, Zllatica, Mirkovo dhe Ribarica nga Bullgaria.
Anija u nxorr nga liqeni më 19 shtator dhe u dërguar deri te kanali Studençishta, ku ndodhet edhe sot, si dëshmi e tragjedisë në të cilën jetën e humbën 15 njerëz.
