Shtëpia e “Big Brother VIP” hap dyert në 13 janar, zbulohen opinionistët
AA
Pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, që në 13 janar ndez dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Teksa produksioni po merret me përgatitjet e fundit, kurioziteti i publikut për konkurrentët, moderatorin apo opinionistët është i madh.
Pak ditë më parë, nëpërmjet promos zyrtare, mësuam se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço. Ndërsa sot, produksioni i jep përgjigje një tjetër pyetjeje: cilët do të ulen në kollkukët e opinionistëve?
Për të tretin vit radhazi, ky pozicion i rëndësishëm i besohet themeluesit të fondacionit “Fundjave Ndryshe”, Arbër Hajdari.
Ndërsa krah tij, do të jetë deputetja Oriela Nebiaj. Ori, që u largua nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses, rikthehet në një rol të ri, për të komentuar banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”, që si gjithnjë, premton të mbajë mbërthyer para ekranit publikun mbarëshqiptar./TCH/
Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do
Largimi i Haxhi Avdylit, vjen reagimi nga GUXO
GUXO ka reaguar pas dorëheqjes së deputetit Haxhi Avdyli nga ky subjekt. Në reagim thuhet se dorëheqjen e tij nga
A do të rikthehet Osmani në LDK, ja
Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth të ardhmes së saj pas datës 4 prill kur përfundon mandati