Shtrenjtohen sërish derivatet: Benzina +3, dizeli +6 denarë
Komisioni Rregullator i Energjetikës ka vendosur rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 21 korriku 2026, në ora 00:01.
Sipas vendimit, benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 shtrenjtohen për 3 denarë për litër, ndërsa EURODIZELI rritet për 6 denarë për litër. Për vajin ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) çmimi rritet për 7 denarë për litër.
Rritje ka edhe për mazutin M-1 SU, i cili shtrenjtohet për 3,209 denarë për kilogram.
Nga mesnata, çmimet e reja maksimale do të jenë:
EUROSUPER BS-95 – 90 denarë për litër
EUROSUPER BS-98 – 92 denarë për litër
EURODIZEL – 94 denarë për litër
Vaj ekstra i lehtë (EL-1) – 93 denarë për litër
Mazut M-1 SU – 45,373 denarë për kilogram