Silvinjo: Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Silvinjo i dha meritat trajnerit të ekipit kundërshtar për lojën që zhvilluan ndaj Shqipërisë. Kjo e fundit pësoi humbje minimale me rezultat 1-0 ndaj Gjeorgjisë në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Kombeve. Shqipëria përfundon kështu dy ndeshjet e shtatorit me një fitore atë ndaj Ukrainës dhe humbjen ndaj gjeorgjianëve.
“Një ndeshje ndryshe në aspektin taktik. I jap komplimente trajnerit dhe ekipit kundërshtar. Mendoj që barazimi do të ishte rezultat i duhur. Sa herë që kishim topin kemi depërtuar brenda linjave. Por dallimi u bë pasi shënuan golin. Mendoj se kemi luajtur në mënyrë të ngjashme. Kemi humbur me një gol. I komplimentoj lojtarët, që kanë bërë ndeshje të mirë. Lojtarët kanë bërë më të mirën, por kështu shkoi ndeshja. Rezultat më i mirë do të ishte barazimi”, ka thënë Silvinjo.
Dy ndeshjet e radhës, Shqipëria do ti zhvillojë në transfertë. Më 11 tetor takohet me Çekinë, ndërsa më 14 tetor është mysafire e Gjeorgjisë në Tbilisi.