Simeone: Leverkuzen është në rrugën e duhur për të përsëritur atë që bënë vjet
Mbrëmja e sotme rezervon një përballje të madhe në Ligën e Kampionëve, duelin mes Atletiko Madridit dhe Bajer Leverkuzenit. Dy realitete thuajse të kundërta ballë për ballë, me duelin e mendjes së Diego Simeone kundër Çabi Alonso.
“Rivali është i jashtëzakonshëm, me tranzicione shumë të mira. Çabi po bën një punë të jashtëzakonshme, e tregoi këtë gjë sezonin e kaluar dhe duket se është në rrugën e duhur për të përsëritur veten edhe këtë vit. Është e admirueshme se si ata luajnë futboll”, tha Diego Simeone.
“Çabi ka një përvojë të madhe se si e ka jetuar futbollin në mesfushë. Ai ka pasur trajnerë të mëdhenj që e kanë pasuruar me shumë gjëra dhe unë i jap komplimentet e mia absolute për punën që po bën. Sot do të duhet të çojmë ndeshjen aty ku ne duam, aty ku besojmë se mund ta dëmtojmë kundërshtarin”, tha Simeone.
Në fund, Simeone foli edhe për formati i ri të Ligën e Kaampionëve,
“Na detyron të fitojmë me një numër të caktuar pikësh. Më parë kishte më pak ndeshje, tani të gjithë luajmë kundër njëri-tjetrit dhe tetë skuadra kalojnë në fazën tjetër, çka ka kursen dy ndeshje. Gjithseis, impulsi për të fituar pikë është aty,” tha mes tjerash Simeone.