AA
Një skandal i rëndë ka shpërthyer në basketbollin vendor, pasi Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që të suspendojë nga të gjitha ligat klubin shqiptar KB “Shkupi”, shkruan gazeta KOHA.
Sipas reagimit të klubit, arsyeja zyrtare e këtij vendimi është borxhi financiar i klubit në vlerë prej 590.000 denarësh.
Megjithatë, drejtuesit e klubit theksojnë se situata është pasojë e mosmarrjes së mjeteve të premtuara nga Ministria e Sportit, fonde të cilat KB “Shkupi” duhej t’i merrte me kohë për të mbuluar obligimet e veta financiare.
Ajo që ka tronditur opinionin sportiv është fakti se për suspendimin e klubit ka votuar edhe anëtari shqiptar i bordit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mbrojtjen e interesave të sportit shqiptar dhe të vetë klubit që përfaqëson një traditë të gjatë në basketbollin e Shkupit.
Me këtë vendim, KB “Shkupi” përjashtohet nga të gjitha aktivitetet zyrtare të Federatës, gjë që pritet të shkaktojë pasoja të mëdha për lojtarët, trajnerët dhe komunitetin sportiv shqiptar në vend.
Ky zhvillim ka ngjallur reagime të ashpra në opinion, ku kërkohet urgjentisht rishikimi i vendimit dhe ndërhyrja e institucioneve përkatëse për të shmangur një dëm të pariparueshëm për sportin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. (koha.mk)
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur sonte, në emisionin “Debat në SHENJA”, se për herë
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka reaguar ndaj akuzave të Aleancës për Shqiptarët lidhur me përzgjedhjen e “mësimdhënësve
Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar lidhur me përzgjedhjen e mësimdhënësve më të mirë për vitin shkollor 2025/2026, duke ngritur