AA
Kombëtarja e Kosovës në futboll rikthehet sonte në aksion. Dardanët do të përballen me Suedinë në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Kosova, në duel me suedezët, vjen pas humbjes në udhëtim ndaj Zvicrës (4-0).
Pavarësisht disfatës nga Zvicra, atmosfera në taborin e kombëtares sonë mbetet e mirë dhe premtuese për një paraqitje dinjitoze ndaj Suedisë.
Kosova, edhe në këtë duel, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Edon Zhegrovës, Milot Rashicës dhe Amir Rrahmanit, ky i fundit u lëndua në ballafaqimin me Zvicrën.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, në konferencën e fundit për shtyp para sfidës me Suedinë, është shprehur i bindur se skuadra do të luajë më mirë se ndaj Zvicrës.
Tekniku gjerman është i vetëdijshëm se kombëtarja skandinave është favorite, por ka theksuar se e rëndësishme është që Kosova të paraqitet ndryshe nga ajo ndeshje.
“Ne kemi analizuar të gjitha gabimet në ndeshjen me Zvicrën. Jemi të vetëdijshëm që Zvicra është një kombëtare e fortë. Nuk kemi mundur ta zbatojmë lojën tonë në atë ndeshje, por në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë. Jam i bindur që kundër Suedisë do të luajmë shumë më mirë. Jemi në shtëpi dhe do të përpiqemi t’i kënaqim shikuesit, sikurse në ndeshjet e kaluara që i kemi fituar. Ne e kemi analizuar edhe ndeshjen e Suedisë, është një skuadër shumë e mirë, me lojtarë cilësorë. Është e qartë që Suedia është favorite, por për mua është e rëndësishme që ne të bëjmë një tjetër ndeshje”, ka thënë Foda.
Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë fillon në orën 20:45.
Çështja për ndryshimet kushtetuese mund të vendoset në tryezë në atë moment kur do të ndërtojmë besim përmes garancave të
Dita Botërore për Sigurinë në Punë këtë vit shënohet në hijen e tragjedisë së fundit në një kantier ndërtimi në
Prof.dr. Biljana Angellova, profesoreshë e rregullt në Institutin Ekonomik në Shkup, është rizgjedhur rektore e Universitetit “Shën Cirili e Metodi”