Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Specialja e refuzon kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për largimin ose zëvendësimin e gjykatësit
Kosovë

Specialja e refuzon kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për largimin ose zëvendësimin e gjykatësit

April 11, 2024

AA

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Ekaterina Trendafilova ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për të hequr ose zëvendësuar gjytqtarin e procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

“Më 8 prill, kryetare Trendafilova rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për të hequr ose zëvendësuar gjykatësin Nicolas Guillou si gjykatës të veetëm”, tha zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle përmes informimit javor.

Sipas Doyle, kërkesa është bërë mbi bazën se Guillou është betuar si gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe mbrojtja e Thaçit ka argumentuar se pavarësia e këtij gjyqtari cenohet.

“Kërkesa u bë mbi bazën se gjykatësi Guillou, bëri betimin si gjykatës në GJPN më 8 mars 2024 dhe do të ushtrojë funksionet e tij gjyqësore në GJPN, duke filluar nga 19 gushti 2024. Zotëri Thaçi argumentoi, ndër të tjera, se pavarësia e gjykatësit Guillou cenohet nga fakti që ai përgjigjet para dy gjykatave dhe meqenëse do të përgatitet për të punuar me çështjet që do t’i ngarkohen në GJPN, nuk do të jetë i disponueshëm për të punuar në DhSK”, tha ai.

Tutje, Doyle theksoi se në vendimin e saj, kryetarja ka konstatuar se nuk ka kompetencë për zëvendësimin e një gjykatësi përveç në disa raste.

“Përveç nëse gjykatësi nuk është më në gjendje të kryejë detyrat e veta dhe ky nuk është rasti me gjykatësin Guillou, sepse ai do të ushtrojë funksionet gjyqësore në GJPN duke filluar nga 19 gushti 2024”, tha Doyle.

Zëdhënësi i DhSK-së shtoi se sipas Trendafilovës, Thaçi nuk ka argumentuar se pse është cenuar pavarësia e gjyqtarit Guillou.

“Dhe se asnjë gjykatës nuk mund të hiqet mbi bazën e pretendimeve të përgjithshme apo abstrakte që nuk janë as të bazuara dhe as të detajuara. Ajo doli në përfundimin se disponueshmëria e gjykatësit Guillou për të ushtruar funksionin si gjykatës i vetëm është aspekt që vlerësohet nga kryetarja dhe është i natyrës administrative dhe jo objekt apelimi prej palëve”, tha zëdhënësi i DhSK-së.

Doyle shtoi se seanca e radhës në këtë çështje gjyqësore është planifikuar të mbahet më 22 prill./betimipërdrejtësi/

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe kompani me

November 13, 2026
Kosovë

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, ja çfarë biseduan

November 12, 2026
Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua?

November 12, 2026
Kosovë

“Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë”, Ambasada britanike kundërshton

November 12, 2026
Maqedoni

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë, busull orientimi

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5160
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15468
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka bërë publike listën e fundit të borxhlinjve për muajin nëntor. Në të figurojnë

Kosovë

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, ja

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian

Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.