Stadiumi “MetLife”, nikoqir i finales të Botërorit 2026
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të luhet në stadiumin “MetLife” në Nju Xhersi, duke mposhtur Teksasin dhe Kaliforninë për njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit.
E vendosur rreth 10 milje nga Manhattan, “MetLife” u promovua nga Nju Jorku dhe Nju Xhersi, ku stadiumi u ndërtua në kënetat e Meadovlands. Toka e Bruss Springstinit, Xhon Bon Xhovit dhe Frenk Sinatra-s do të jetë pika qendrore e globit atë të diel, kur Argjentina e Lionel Messit do të përpiqet të fitojë titullin e dytë radhazi ose do të jetë një kampion i ri.
“Do të jetë një festë e diversitetit dhe vlerave tona,” tha guvernatori i Nju Xhersit, Fill Marfi.
FIFA e bëri njoftimin të dielën në një studio televizive në Majami, duke caktuar hapjen e turneut 39-ditor në Estadio Azteca të Meksiko Sitit më 11 qershor dhe finalen në “Xhets and Xhiants”.
Të gjitha ndeshjet nga çerekfinalet e tutje luhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjysmëfinalet janë më 14 korrik në “AT&T” dhe të nesërmen në stadiumin “Mercedes Benz” në Atlanta.