Ndahet nga jeta mbretëresha e valles shqiptare, Liljana Cingu
AA
Shuhet në moshën 74 vjeçare mbretëresha e valles shqiptare, Liljana Cingu. Homazhet do të mbahen paraditen e së martës në hollin kryesor të TKOB-së. Valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore është nderuar me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë.
Në një reagim në Facebook, drejtoresha e TKOB-së, Abigeila Voshtina, shkruan:
“E trishtë ndarja nga jeta e “Mbretëreshës së valles shqiptare”, Lili Cingu. Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj. Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh, që e ngjitën vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës, duke treguar një Shqipëri tjetër, me kulturë dhe folklor të pasur.
Sallës së provave të Ansamblit do t’i mungojë hapi i saj i lehtë, dhe fjala e saj e ëmbël. Por kjo ikje është vetëm fizike, sepse emri i saj do të jetojë bashkë me Ansamblin, e kudo që të kërcehet vallja shqipe, do të jetë edhe kujtimi i Lili Cingut me publikun që aq shumë e deshi dhe e vlerësoi.“
Ahmeti përkujton Beqir Limanin në 28-vjetorin e rënies
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me familjarë, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, ka përkujtuar me homazhe dëshmorin e kombit, Beqir
Moti sot në Maqedoni
Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë, me periudha dielli. Pasdite
ZNAM pretendon edhe një zëvendësministër! Dimirtrievski: Po diskutojmë
Lëvizja ZNAM pretendon të marrë edhe një post zëvendësministër në Qeveri, beri të ditur kreu i kësaj partie, Maksim Dimitrievski.