Stojanoska: VLEN luajti rolin e “kalit të Trojës” në favor të BDI-së në Bërvenicë!
Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, ka akuzuar koalicionin VLEN se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë veproi në favor të AKI-së, duke ndihmuar indirekt BDI-në.
Gjatë një paraqitjeje në televizionin Sitel, Stojanoska deklaroi se VLEN, në vend që të dëshmonte dallimet politike nga BDI-ja, kontribuoi në shpërndarjen e votave të elektoratit dhe favorizimin e kundërshtarit politik.
“Mendoj se luajtën rolin e kalit të Trojës dhe vepruan në favor të BDI-së, përkatësisht shpërndanë votat e elektoratit”, deklaroi Stojanoska./Shprehja