Stojçevski dhe Ilievski, emra të rinj në listën e Blagoja Milevskit?!
Qendërmbrojtësi 21-vjeçar i Zhilinës në Sllovaki, Andrej Stojçevski dhe sulmuesi 22-vjeçar i CSKA-së Sofje, Mario Ilievski, do të jenë në listën e trajnerit të përfaqësueses së Maqedonisë Blagoja Milevski. për dy ndeshjet e ardhshme me Letoninë dhe Armeninë, në vazhdimin e Ligës së Kombeve.
Ilievski fillimisht nuk u thirr për duelet e shtatorit, por pas lëndimit të Milan Ristovskit, ai u ricaktua nga kombëtarja e të rinjve dhe i luajti dy ndeshjet me Ishujt Faroe dhe Armeninë me ekipin senior të Maqedonisë.
Stojçevski, nga ana tjetër, ende nuk ka marrë thirrje te seniorët, sepse ka qenë pjesë e Maqedonisë U21, për të cilën ka debutuar në vitin 2022 dhe deri më tani ka shënuar 8 paraqitje.
Ndërkohë burime brenda FFM-së thonë se Agon Elezi nuk është ftuar për dy sfidat e Ligës së Kombeve. Milevski duhet të sqaron mungesën e tij, pasi që ishte në sfidat ndaj Ishujve Faroe dhe Armenisë, por pa luajtur fare.