AA
VLEN në një kumtesë për media thotë se BDI e ka kthyer patriotizmin në mbulesë për korrupsionin dhe klanet e veta. Nga VLEN gjithashtu thonë se “kur shqiptarët e Likovës pinin ujë me arsen, tenderët numëroheshin në xhepat e të afërmve të pushtetit dhe kur qytetarët prisnin investime dhe zhvillim, pushteti i tyre shndërrohej në pazare dhe abuzime”.
“Sot, retorika e tyre përdoret si dekor për të mbuluar turpin. Por bota tashmë i njeh. Artan Grubi është turpi i listës së zezë të SHBA-ve i kapur për ryshfet dhe korrupsion. Krahu i tij i djathtë, Enver Bexheti, ka shërbyer për të liruar Mijallkovin dhe për të mbrojtur klanin. Ndërsa Përparim Bajrami, në krye të Lotarisë Shtetërore, është sinonim i pazareve të pista, duke ndarë tenderët si plaçkë mes të afërmve të tyre politikë”, thonë nga VLEN.
Më tej akuzojnë BDI-në se patriotizmi është perde e grisur që s’mbulon dot më hajnitë dhe tradhtitë e tyre.
“Kur kishin pushtet, nuk i pengonin as Gruevski e as Mijallkovi. Sot, të dëshpëruar, hyjnë në pazare edhe me parti anti-BE dhe anti-NATO, vetëm për të shpëtuar lëkurën e tyre politike. Ky është patriotizmi i rremë që shqiptarët e kanë parë për 20 vite. Më 19 tetor, shqiptarët do ta mbyllin njëherë e përgjithmonë epokën e patriotizmit të rremë”, thonë nga VLEN.
Sot do të mbajë mot pjesërisht me vranësira, me kushte për reshje të herëpashershme lokale. Drejt fundit të ditës, vranësirat
Koalicioni VLEN ka dalë me një deklaratë publike ku ngrit pyetje dhe akuza ndaj përfaqësuesve të BDI-së lidhur me menaxhimin
Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN ka përkujtuar 2 Majin si një ndër ngjarjet më të rëndësishme historike, duke e cilësuar