Struga Trim Lum, nis përgatitjet në bazën e vet para shkuarjes në Antali
Kampioni i Maqedonisë nga sezoni i kaluar dhe kampioni i vjeshtës skuadra Struga Trim Lum, filloi përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. Në pjesën e mëparshme të tranzicionit, lojtarët nuk u aktivizuan dhe lejuan vetëm një largim.
Kampionët në fuqi janë ndarë me anësorin e majtë Abdulhadi Jahja. Ky i fundit erdhi te skuadra strugane në vitin 2019 nga radhët e Skopjes dhe në fanellën e Strugës bëri 132 paraqitje, shënoi pesë gola dhe 15 asiste.
Djemtë e Shpëtim Duros do të stërviten në Strugë, ndërsa fazën kryesore të këtyre përgatitjeve do ta bëjnë në Antali. Nga data 20 janar deri më 3 shkurt, ekipi i Strugës Trim Ljum shkon në Antalia, ku do të zhvillohet faza kryesore e përgatitjeve dhe janë planifikuar katër ndeshje kontrolli.